Vetëm 38% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriu besojnë në sistemin gjyqësor (Infografik)

Vetëm 38% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut besojnë në sistemin gjyqësor, ndërkaq në BE qytetarët kanë besim më të madh për 12%, gjegjësisht 50%. Kështu tregon anketa e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), njofton Portalb.mk.

Në pyetjen se sa i beson sistemit gjyqësor, vetëm 4% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe 9% të Bashkimit Evropian janë deklaruar se besojnë plotësisht, ndërkaq “besoj disi” janë përgjigjur 34% e qytetarëve të RMV-së dhe 41% të qytetarëve të BE-së.

62% e qytetarëve të RMV-së dhe 50% e atyre të BE-së nuk besojnë në gjyqësor. 28% e të anketuarve nga RMV-ja dhe 34 nga BE-ja kanë thënë se “nuk besojnë”. 34% e qytetarëve të RMV-së dhe 16% e qytetarëve të BE-së “nuk besojnë aspak” në sistemin e gjyqësorit.

gjyqësor mungojnë reforma të guximshme, theksojnë ekspertët juridik. Periudha e kaluar prej dy vitesh ka treguar se vetëm me ndryshime kozmetike dhe ligjet e reja, gjyqësori nuk mund të reformohet dhe të japë drejtësi të cilën qytetarët janë duke e pritur me vite.

LEXO: Pushteti i la gjykatësit “Swarovski” sepse nuk është i interesuar për reforma të gjyqësorit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button