Klubet e futbollit të Maqedonisë së Veriut janë duke dështuar të kualifikohen në Ligën e Evropës, pasi që edhe dje Shkupi u eliminua nga Pjuniki, njofton Portalb.mk.
Shkupi dje luajti në Shkup dhe humbi nga Pjuniki në rezultat prej 1:2. Që në fillimin e lojës, tifozët që erdhën për ta ndjekur ndeshjen e Shkupit, i humbën shpresat, sepse Pjuniki arriti të shënojë 2 gola edhe atë në minutën e 7 dhe të 30.
Pamundësia që të mbahet edhe rezultati i Erevanit, ku Shkupi doli me barazimin prej 3:3, erdhi për shkak të golit të shënuar nga Edigarjani dhe Miranjani.
Shpresat kaluan nga ana e Shkupit në minutën e 80, por kjo e pamjaftueshme për ta siguruar kualifikimin. Në 5 minuta e fundit, Shkupi luajti me një lojtar më pak.
Paraprakisht që të kualifikohen në Ligën e Evropës kanë dështuar “Akademia Pandev” dhe “Makedonija Gjorçe Petrov”. Se a do të dështojmë edhe si shtet, ka mbetur të shihet në ndeshjen që Shkëndija pritet ta luajë me F91 Dudelange.