Site icon PORTALB

Kategorizimi ekologjik i automjeteve nuk do të jetë obligativ

Vetura e ndihmës së shpejtë në Shkup. Foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"

Vetura në Shkup. Foto: Portalb.mk

Kategorizimi ekologjik i automjeteve nuk do të jetë i obligueshëm, por fakultativ, por automjetet e pa kategorizuara s’do të lejohen të qarkullojnë në zonat e ndaluara për lëvizje të automjeteve që do t’i shpallin autoritetet lokale në kushte të ndotjes së zmadhuar të ajrit nëse i plotësojnë kushtet për marrje të etiketës së gjelbër ekologjike. Në ditët kur ka ndalesë do të mund të qarkullojnë vetëm automjetet me etiketë të gjelbër, transmeton NOVA.

Këto janë konkluzionet nga debati i sotëm për amendamentet në Komisionin amë të kuvendit për çështje ekonomike për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për automjete në lexim të dytë me ç’rast janë pranuar 4 nga 13 amendamentet e parashtruara.

Në zgjidhjen ligjore janë paraparë 170 milionë denarë për subvencionim të instalimit të aparatit për gaz ose metan në automjete me EURO 4 standarde dhe më pak, si dhe për blerje të automjetit të ri sipas sistemit, të vjetër për të re. Fillimisht këto mjete janë paraparë për subvencionim të blerjes së automjeteve të reja hibride dhe elektrike, por me amendamentet është ndryshuar zgjidhja. Megjithatë, ata të cilët do të blejnë automjete hibride dhe elektrike do të mund të përdorin subvencione nga programi automjet të vjetër për automjet të ri.

Implementimi i zgjidhjes ligjore do të fillojë 12 muaj pas hyrjes së ligjit në fuqi me qëllim që të bëhet harmonizimi me ligjet tjera, ndërsa në tre vitet e para pas zbatimit të ligjit do t’u mundësohet pronarëve të automjeteve me EURO 4 standardet të fitojnë etiketë të gjelbër ekologjike nëse kërkojnë.

Se me ligjin e ri për automjete nuk do të zgjidhet ndotja u pajtua edhe zëvendës ministri i ekonomisë Kire Naumov, por ai theksoi që kategorizimi i automjeteve, megjithatë, do të kontribuojë për zvogëlimin e ndotjes.

LEXO: Ligji i ri për veturat në Shkup, Ministria e Mjedisit do t’i definojë etiketat ekologjike për veturat
LEXO: Maqedoni, për drejtim të makinave pa etiketë ekologjike, dënim prej 500 euro
LEXO: Dhënia e etiketave ekologjike pa matje është masë e gabuar, reagojnë ekologët

Exit mobile version