Site icon PORTALB

Ja dhe profesionet që konsumojnë më shumë kafe

Kafe

Kafe

Cilat profesione janë konsumatoret më të mëdhenj të kafesë? Një studim amerikan jep përgjigje.

Një studim amerikan i realizuar në 4.721 punonjës ka tentuar të zbuloje se cilët janë personat më të varur nga kafeina. Ne çdo sektor kanë zgjedhur atë që pi më shumë kafe. Ata që  punojnë shumë, madje edhe të shtunave e të dielave, për shembull ata që punojnë në kompani konkurruese janë konsumuesit të mëdhenj. Kafeja stimulon memorien dhe favorizon përqendrimin.

Me pas vijnë profesionet e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun. Të tretët rënditen administratoret e edukimit ndërkohë që gazetarët dhe shkrimtarët janë në vendin e katërt. Mësuesit renditën në vendin e tetë, para punonjësve socialë. Mbetet të shihet së cilat janë rreziqet e këtyre konsumuesve të kafesë.

“Kafeja është pija me e konsumuar në Amerike, por lidhje ndërmjet konsumimit dhe rreziqeve për vdekje nuk janë të qarta”, thotë Dr. Neal Freedman i cili punon në sektorin e epidemiologjisë se kancerit dhe gjenetikës, në Institutin kombëtar amerikan të kancerit.

Ai ka qenë autori kryesor i një kërkimi që tregonte së “të pish tre filxhanë kafe në ditë e ul rreziqet për vdekje”. Ne fakt e mira është që të gjithë të tregohen të matur dhe të mos e teprojnë me konsumimin e kafesë./Portalb

Exit mobile version