“Vetingu” e përplasi Prokurorinë me Gjykatën

Në lidhje me deklaratën e prokurorit Lubomir Joveski, në lidhje me “vetingun” apo verifikimin e gjykatësve dhe prokurorëve, sot ka reaguar Gjykata Penale, duke i kërkuar që ta shikojë punën e institucionit që drejton , njofton Portalb.mk.

“Gjykata Penale – Shkup i thotë Prokurorisë që në vend që rregullisht dhe në në mënyrë të pabazuar ta sulojnë Gjykatën dhe gjykatësit, pas çdo vendimi gjyqësor prej të cilës nuk janë të kënaqur, ta shohin “oborrin” e tyre”. Gjykata dhe gjykatësit punojnë në bazë të dispozitave ligjore, e respektojmë parimin e barazisë së armëve, të drejtave dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, ndërkaq çdo vendim i shkallës së parë të shqyrtohen në instancat më të larta gjyqësore, pas ankesës së deklaruar nga pala jo e kënaqur”, thonë nga Gjykata Penale.

Ata kërkojnë nga Prokuroria që në të ardhmen, prokurorët të sillen me më shumë respekt ndaj gjykatësve dhe funksionit gjyqësor, ndërkaq komentet dhe deklaratat të jenë në kuadër të kompetencave të tyre, dhe jo të lëshojnë akuza paushallë.

Ndryshe, kryeprokurori Joveski deklaroi se disa gjykatës nuk e kanë vendin në gjyqësor, duk ee marrë shembull atë të rastit “Lëndina”, pas lirimit nga akuza Dragan Pavlloviq-Llatasin dhe vëllezërit e tij.

“Mendoj se ata gjykatës nuk e kanë vendin në gjyqësor dhe sipas të gjitha gjasave Këshilli Gjyqësor do të duhet me procedurë përkatëse ta shqyrtojë atë pjesë. Unë pas publikimit të aktgjykimit kërkova edhe praktikë gjyqësore. Praktika gjyqësore në lidhje me këto vepra penale është shumë e qartë, atje nuk kërkohen as procesverbale nga inspektorë, as nëse dikush ka paraqitur. Mjafton që personi të fillojë të ndërtojë pa miratim për ndërtim”, tha prokurori Joveski, duke folu për çështjen e “vetingut”, që sipas tij duhet të zbatohet në RMV.

“VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button