Kosovë, Tahiri për provimin e noterisë: Vetëm gjykata mund ta anulojë atë

Ndonëse rreth 60 persona, në mesin e tyre anëtarë të partive politike, familjarë të tyre dhe njerëz të lidhur me sistemin e drejtësisë e kanë kaluar provimin e noterisë, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, po vazhdon ta quajë proces transparent.

Pas dy refuzimeve për t’iu përgjigjur ftesave të komisionit për Legjislacion, Tahiri këtë të hënë, ka raportuar para deputetëve për këtë temë, raporton KTV.

Tahiri, gjatë raportimit të tij, është përplasur me kryetaren e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, të cilën e quajti të painformuar kur ajo kërkoi sqarime për përbërjen e komisionit që përzgjodhi noterët.

Këtu, ministrit të Drejtësisë iu kërkuan sqarime për mënyrën se si 60 persona të afërt me PDK-në u bënë pjesë e noterisë.

Tahiri gjithashtu, ka raportuar për administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues që lidhen me Ligjin e Pagave.

Ai ka thënë se shpreson që Avokati i Popullit do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese këtë ligj, sepse gjyqësori është diskriminuar me këtë ligj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button