Site icon PORTALB

Pronari i ndërtimit të egër te Çinari ka aplikuar në tenderin për rrëzim të ndërtimeve në Ohër

Ndërtimi i egër i Nefi Huseinit

Firma e pronarit Nefi Huseinit, i cili është pronar i ndërtimit të egër para është ndër dy kompanitë që ka aplikuar në tenderin për zgjedhje të kompanisë e cila do t’i rrëzojë ndërtimet e egra në Ohër, transmeton Portalb.mk.

Në një prononcim për TV 24 ka vërtetuar se është pjesëmarrës në tender me kompaninë e tij “Nefi IK”.

Sot në Komunën e Ohrit janë shqyrtuar ofertat e tenderit, kurse në konkurrencë është edhe një ndërmarrje tjetër.

Pëndryshe, Huseini para disa ditësh ka bërë hapjen e një lokali, një pjesë e së cilës është ndërtim i egër, dhe në hapjen e saj mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Kryetari i Ohrit, Konstatin Georgievski ka deklaruar se ndërtimi i egër do të largohet, por Huseini ka rekomanduar mediat të mos merren me të.

Exit mobile version