Takimi Pendarovski-Pahor: Ndryshimi i kufijve mund të lëndojë edhe Maqedoninë e Veriut

Stevo Pendarovski, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut u takua sot në Lubjanë me homologun slloven, Borut Pahor, njofton Portalb.mk.

Pendarovski në takimin e sotëm ai shprehi mirënjohje për shtetin slloven, si një mik i dëshmuar, në angazhimin e tyre për rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt eurointegrimeve. Pendarovski faleminderoi shtetin Slloven edhe për ratifikimin e shpejtë të Protokolit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Këtë vit, shteti ynë mori vlerësimin më të mirë deri më tani nga Komisioni Evropian. Shpresojmë në fillim të vjeshtës, Komisioni Evropian do të sjellë vendim për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Të njëjtën e dëshiroj edhe për Republikën e Shqipërisë”, deklaroi Pendarovski.

Ndër të tjera, Pendarovski komentoi edhe temën më aktuale në rajon, ndryshimin e kufijve, një temë që mund të prek edhe shtetin e tij, siç shprehet ai.

“Kufijtë duhet të mbesin aty ku janë tani. Çdo opsion tjetër mund të krijojë efekt domino, mund të lëndojë disa vende në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Pendarovski.

Kjo është pritja solemne e Presidentit Pendarovski në Slloveni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button