Irani reagoi ndaj Britanisë, Francës dhe Gjermanisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Musevi reagoi ndaj Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, të cilat i kanë bërë thirrje Teheranit që t’i “përmbahet plotësisht marrëveshjes bërthamore”, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë në median iraniane, Musevi tha se nuk është e mundur që Teherani të kthehet në kushtet para 8 majit 2019 për sa kohë që vendet e Bashkimit Evropian nuk sigurojnë përfitimet e Iranit në marrëveshjen bërthamore.

“Hapat e Iranit të bazuara në qëllimin e mirë në përputhje me marrëveshjen bërthamore janë të lidhura me të drejtat dhe përgjegjësitë e parashikuara reciprokisht”, tha Musevi duke bërë të ditur se për zbatimin e marrëveshjes bërthamore presin hapa me përgjegjësi, efektive dhe praktike nga pala evropiane.

Musevi tha se po ndjekin me kujdes pozicionet dhe deklaratat e palës evropiane në marrëveshjen bërthamore dhe po shqyrtojnë nëse këto hapa të hedhura dhe premtime të dhëna nga këto qeveri janë apo jo në përputhje me vendimet e marra në komisionin e përbashkët.

“Përsa kohë që nuk hiqen sanksionet dhe nuk përmbushen premtimet e bëra për përfitimet e Iranit, janë joreale pritshmëritë që Teherani të kthehet në kushtet para 8 majit 2019”, tha Musevi.

Ndër të tjera duke vënë theksin se vendet e BE-së gjithashtu duhet të paraqesin një vullnet të fortë politik dhe ta dëshmojnë këtë, Musevi thekson se “Ne përsërisim, se përsa kohë që pala tjetër i përmbahet, edhe ne do t’i përmbahemi marrëveshjes bërthamore në masën e angazhimit të tyre”.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar dje nga tre vendet Britania, Franca dhe Gjermania thuhet se “Ne vazhdojmë të mbështesim marrëveshjen bërthamore të arritur me Iranin, por vazhdimi i saj varet nga pajtueshmëria e plotë e Iranit me marrëveshjen. Në këtë kontekst ne fuqimisht i bëjmë thirrje Iranit që të kthehet nga vendimet e tij të fundit”.

LEXO: Evropianët bëjnë thirrje për dialog mes Iranit dhe SHBA-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button