Site icon PORTALB

Në Ohër ndalohet larja nga Kalaja e Samoilit në Partizan

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit

Në Ohër, në plazhet nga kalaja e Samoilit në Partizan, Mladost, nga dje u vendosën shenja që tregojnë se larja është e ndaluar. Bëhet fjalë për vendbanimin Voska, vendbanimi i parë nga kalaja në Strugë, raporton Portalb.mk.

Këtë informacion të bashkangjitur me fotografi e publikoi në profilin e tij në facebook, profesori universitar Samoil Malçevski. Ai theksoi se ndalesa vjen si rezultat i ndotjes së lumit për shkak jofunksionimit të kolektorëve.

Deri tani nuk ka ndonjë sqarim zyrtar apo reagim nga pushteti lokal.

Exit mobile version