Qeveria e RMV-së dhe Ambasada e Zvicrës përuruan fabrikën për pastrimin e ujërave të zeza në Koçan, premtuan edhe ndërtimin e tjerave
Zoran Zaev, kryeministri i Qeveris së Republikës së Maqedonisë së Veriut (QRMV) sot ishte në hapjen e fabrikës për pastrimin e e ujërave të zeza në Koçan, së bashku me ambasadorin e Zvicrës, Sibil Suter Tejada, njofton Portalb.mk.
“Stacioni për pastrimin e ujërave të zeza në Koçani, është një nga investimet më të mëdha në 50 vjetët e fundit, dhe njëkohësisht donacioni më i madh nga Departamenti për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik të Zvicrës (SECO), në vlerë prej 21 milion franga zvicerane”, bëjnë të ditur nga QRMV.
Ky stacion ka kapacitet të pastron ujërat e zeza për një vendbanim me 65 mijë banorë, me mundësi që edhe komuna fqinje Vinica t’i bashkangjitet Koçanit. Gjithashtu, vlen të theksohet se 54% e energjisë elektrike që do të shpenzohet nga stacioni për pastrim, do të prodhohen nga centralet fotovoltaike.
I pranishëm ishte edhe zv.ministri në Ministrinë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor(MMPH), Jani Makraduli, i cili premtoi se nuk do të ndalen vetëm me ndërtimin e këtij stacioni.
“Vitin e ardhshëm, Qeveria dhe MMPH do të fillojnë në Shkup ndërtimin e stacionit më të madh për pastrim në vendin tonë”, premtoi Makraduli.