Pesë gjërat që duhet të hani për mëngjes nëse dëshironi të humbni peshë
E. Z.
Nëse po përpiqeni të humbni peshë atëherë jeni duke lexuar artikullin e duhur. Një prej vakteve që nuk duhet ta anashkaloni asnjëherë është mëngjesi. Një mëngjes i shëndetshëm do t`ju bëjë të ndiheni të ngopur për një pjesë të madhe të ditës, prandaj mësoni një herë e mirë se çfarë duhet të hani për mëngjes që do t`ju ndihmojë edhe të humbni peshë, shkruan Class.
1
Tërshërë me çokollatë dhe arrë kokosi Kush tha që nuk mund të hani ëmbëlsirë për mëngjes? Për më tepër ky ushqim do t`ju bëjë të harroni që jeni me dietë.
2
Sallatë mëngjesi Përveçse është shumë e ushqyeshme, sallata është edhe shumë e shijshme për t`u konsumuar për mëngjes.
3
Smoothie me spinaq dhe boronica Mëngjesi perfekt për ata që janë gjithmonë me nxitim.
4
Tostë me gjalpë kikiriku dhe banane E thjeshtë për mëngjeset e shpejta dhe shumë e shijshme.
5
Drithëra dhe vezë e skuqur Drithërat janë mëngjesi perfekt. Pse mos t`i shtoni edhe një vezë për disa proteina ekstra?