Site icon PORTALB

Masakër në Papua Guinenë e Re, janë vrarë 24 persona

Foto arkiv

Së paku 24 persona, përfshirë edhe shumë fëmijë dhe gra shtatzëna, janë vrarë gjatë një masakre të tmerrshme që ka ndodhur në provincën Hela në Papa Guinenë e Re, raporton Anadolu Agency (AA).

Padurimi mes fiseve lokale zgjat tashmë dy dekada ndërsa nga e shtuna janë intensifikuar përleshjet në fshatrat Munim, Peta dhe Karida.

Zyrtarët lokalë njoftuan se janë gjetur kufomat e masakruara të 24 personave ndërsa druhet se bilanci i vërtetë i të vrarëve është shumë më i madh.

Kryeministri i Papua Guinesë së Re, James Marape, tha se në rajonet e krizës nevojiten forca shtesë policore meqë është e paarritshme që 60 policë të kujdesen për një rajon në të cilin jetojnë 400 mijë njerëz.

Marape porositi se vrasësit do të kapen dhe dënohen me vdekje.

Exit mobile version