Site icon PORTALB

Micotakis: Nesër për atdheun do të agojë ditë më e mirë

Micotakis duke votuar

Micotakis duke votuar

Në Greqi janë duke u mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Lideri i partisë politike Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis pasi ka realizuar të drejtën e votës, ka shprehur bindjen se nesër për atdheun do të agojë ditë më e mirë, përcjell Portalb.mk.

“Zgjedhjet janë festë e madhe e demokracisë. Qëndroj drejtë, me respekt para zgjedhjes së qytetarëve. Sot, greket dhe grekët e marrin në duart e tyre fatin e vendit dhe jam i sigurt se nesër, për atdheun tonë do të agojë ditë më e mirë”, tha Micotakisi.

Në Greqi janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare pasi kryeministri i deritashëm, Aleksis Cipras dështoi në zgjedhje evropiane.

Exit mobile version