Site icon PORTALB

Basha për protestën: Të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit (VIDEO)

Protesta e opozitës, Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook ka ftuar qytetarët që nesër t’i bashkohen protestës kombëtare në Tiranë, njofton TCH.

Ftesa që Basha iu bën shqiptarëve është bashkimi në protestë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Thirrjen shefi i selisë blu e ka shoqëruar me një video.

“Nesër me 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha.

Exit mobile version