Site icon PORTALB

Afganistan: Talibanët marrin përgjegjësinë për një sulm me bombë

Afganistan, ilustrim

Zyrtarët afganë thonë se të paktën tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me makinë-bombë në qytetin Ghazni, njofton REL.

Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin e 7 korrikut, i cili ndodhi teksa përfaqësuesit e këtij grupi militant, pritet të marrin pjesë në një konferencë dyditore për dialog ndër-afgan në Doha të Katarit.

Sulmi në Ghazni kishte për cak një zyrë të Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë, por shumica e viktimave ishin studentë të një shkolle që gjendet në afërsi, tha Hasan Raza Yousafi, anëtar i këshillit provincial.

Ky është sulmi i dytë në Ghazni në dy ditët e fundit. Të paktën dy persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën pasi një bombë shpërtheu brenda xhamisë Mohammadiya në Ghazni më 6 korrik.

Grupi militant, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në xhami.

Konferenca në Doha të Katarit ka për qëllim që të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i jepte fund konfliktit në Afganistan.

Exit mobile version