Site icon PORTALB

Strugë, mbahet festivali i këngëve dhe valleve të stilizuara „Këngë jeho“ (FOTO)

Të premten në Strugë filloi edicioni i 28-të i festivalit të këngëve dhe valleve të stilizuara „Këngë jeho“. Në tri natë, para publikut shqiptar prezantohen shoqata folklorike nga Shqipëria, Kosova, Presheva dhe Maqedonia e Veriut, njofton Portalb.mk.

Festivalin e shpalli të hapur ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili mes tjerash, tha se zhvillimi i një kombi matet me ngjarjet kulturore. Ai u shpreh se ky festival, i cili me vite të tëra i bart vlerat tradicionale dhe kulturore, është njëri nga festivalet më të rëndësishme për qytetin e Strugës.

“Ky është viti i 28-të me rrallë se si Struga është organizatore e festivalit të artit folklorik shqiptar „Këngë jeho”. Kjo i bie se ky festival tashmë matet me parametra shekulli, sepse e ka kaluar një çerekshekulli. Dhe, kalimi i kësaj moshe nënkupton edhe pjekuri dhe vlerësim ndryshe për punën e bërë. Ky festival e ka kaluar tashmë këtë test të kohës dhe nuk matet më vetëm për nga entuziazmi dhe vullneti i mirë, as vetëm për nga vitet që i numëron, por aq më shumë matet me vlerat që i sjell” tha ministri i Kulturës.

Ai shtoi se një ngjarje e këtillë kulturore është në një mënyrë, konservimi i shpirtit të kombit dhe i kultivimit të folklorit të pasur të popullit shqiptar si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Kenge Jeho 2019 Struge
Kenge Jeho 2019 Struge
Kenge Jeho 2019 Struge

Kenge Jeho 2019 Struge

Exit mobile version