Fidush Jashari nga fshati Kopanicë i Shkupit po lufton për jetë, pasi një bashkë fshatar i tij e ka goditur me armë në kokë pas një zënke.
Policia ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur në mëngjes. Sipas informacioneve të para rreth orës 8:30 ka filluar zënka mes vëllezërve Fidush dhe Vebush Jasharinga njëra anë dhe Basru e Hasip Nagimi nga ana tjetër.
Basriu dhe Vebushi kanë filluar të rrihen, pas cka Hasipi ka filluar të shkrep me armë dhe e ka qëlluar Fidushin në kokë.
Ai menjëherë është dërguar në spital dhe sipas informacioneve të para është në rrezik jete, derisa Hasipi është dërguar në stacion policor./Portalb