Klubi italian A.C Milan ka konfirmuar ndeshjen me kampionin e Kosovës Ferronikelin.
Ndeshja pritet të luhet me datën 10 gusht në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila fillon nga ora 20:45.
Lajmin gjigandët e futbollit italian dhe evropian e kanë konfimuar në faqen zyrtare.
Gjashtë herë kampionët e Evropës kanë edhe një mesazh për tifozët e tyre.
“Kjo do të jetë një mundësi e mirë për tifozët, veçanërisht për tifozët tanë në Kosovë, për t’u bërë pjesë e ndërtimit të fillimit të edicionit të ri” njoftojnë Rossonerët përcjellë Klan Kosova.