Site icon PORTALB

Britney Spears tregoi dietën sekrete për fansat

Britney Spears më në formë se kurrë

Britney Spears më në formë se kurrë

Këngëtarja “Piece of Me” tha nëpërmjet një postimi në Instagram se kishte humbur 4 kg, duke zbuluar edhe sekretet e dietës. Britney Spears tha se suksesin e arriti duke ngrënë perime dhe fruta të caktuara, për të mbajtur peshën nën kontroll, transmeton TopChannel.

“Kisha sy të lodhur, stres, astma dhe dhimbje koke. Por kjo tabelë më ka ndihmuar shumë me problemet  dhe peshën time”, tregon Britney.

Nëna e dy fëmijëve është shembull për trupin e saj në formë të shkëlqyer. Ajo rrëfen se ka ngrënë banane, luleshtrydhe dhe dardha për stresin; karrota, spinaq, mollë, hudhra, dhe limonë për astmën, e karrota dhe selino për sytë e saj.

Exit mobile version