Site icon PORTALB

Inspektorët kanë shkatërruar shtatë tonelata mish dhe produkte qumështi të pasigurta

Ilustrim

Rreth shtatë tonelata ushqim i pasigurt me prejardhje shtazore dhe jo-shtazore i kanë shkatërruar inspektorët për ushqim, veterinerët zyrtarë dhe operatorët me shqim në maj të këtij viti. Bëhet fjalë për mish dhe qumësht, përkatësisht produkte të mishit dhe qumështit, njofton Meta.mk.

“Në qarkullimin e brendshëm, në të njëjtën periudhë kohore, janë zbatuar gjithsej 5.534 kontrolle inspektuese, prej tyre 4.035 inspektime të rregullta, 528 kontrolluese dhe 971 kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese. Për mangësitë e konstatuara, janë shqiptuar gjithsej 636 masa, janë miratuar 462 aktvendime, 149 edukime, ndërsa janë shqiptuar edhe dy gjoba me para. Në maj, për shkelje të dispozitave nga fusha e sigurisë së ushqimit, janë parashtruar edhe dy kallëzime për kundërvajtje. Inspektorët për ushqim në vendkalimet kufitare kanë realizua 4.194 kontrolle të dërgesave me ushqim me prejardhje jo-shtazore. Nuk ka masa të shqiptuara për ndalesë për import”, informon Velika Atanasova nga Agjencia për ushqim dhe veterineri.

Në maj të këtij viti janë realizuar edhe 1.188 kontrolle të dërgesave me lëndë dhe materiale që vijnë në kontakt me ushqimin. Nuk është shqiptuar asnjë ndalesë për import. Veterinerët zyrtarë në kalimet kufitare, në maj të këtij viti kanë realizuar 1.476 kontrolle të dërgesave të ushqimit me prejardhje shtazore dhe kafshëve të gjalla nga importi.

Inspektorët për ushqim dhe veterinerët zyrtar të Agjencisë për ushqim dhe veterineri, nga janari deri në fund të muajit prill gjithsej kanë zbatuar 23.392 kontrolle inspektuese në qarkullimin e brendshëm, me ç’rast për mangësitë e konstatuara kanë shqiptuar gjithsej 2.555 masa.

“Si të pasigurta, shërbimet inspektuese të Agjencisë dhe operatorët me ushqim në këtë periudhë kohore kanë shkatërruar më tepër se 130 tonelata ushqim. Veterinerët në vendkalimet kufitare, nga janari deri në prill kanë kontrolluar 9.322 dërgesa të ushqimit me prejardhje shtazore nga importi, ndërsa inspektorët për ushqim kanë zbatuar kontroll të 13.708 dërgesave të ushqimit me prejardhje jo-stazore dhe 3.310 kontrolle të dërgesave me lëndë dhe materiale që vijnë në kontakt me ushqimin”, informojnë nga AUV.

Exit mobile version