Site icon PORTALB

Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e Sead Koçan për prolongim të vuajtjes së dënimit, do të shkojë në burg

Sead Koçan

Nuk shtyhet dënimi me burg për biznesmenin Sead Koçan. Kështu ka vendosur sot gjykata penale pas kërkesës së tij të mos dorëzohet në burg më 17 korrik, datë kjo kur duhet të fillojë të vuajë dënimin me burg prej 4 viteve e 8 muajve për rastin e PSP-së “Trust”, njofton Alsat M.

Sipas këtij vendimi më të ri të Gjykatës Penale ai do të duhet të dërgohet në burg vetëm pas dy javësh.

Me këtë aktvendim është parashikuar që konfiskohet edhe 17 milionë euro aq sa ishte tenderi nga ELEM-i.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TRUST” 

Exit mobile version