Site icon PORTALB

Në bregun tunizian është fundosur anija me 86 emigrantë, tre të mbijetuar

Arkiv

Arkiv

Vetëm tre persona kanë mbijetuar, derisa 82 konsiderohen të zhdukur pasi anija me 86 udhëtarë-emigrantë nga Libia mbrëmë është fundosur në Detin Mesdhe. bëri të ditur Agjencia e KB-së për Migrim.

Fundosja e anijes ka ndodhur në afërsi të qytetit tunizian Zarzis. E kanë vërejtur peshkatarët të cilët arritën nga anija të nxjerrin katër burra, por nuk arritën t’i gjejnë udhëtarët e tjerë, deklaroi Lorena Lando, shefja e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (ONM) në Tunizi, transmeton Koha.mk.

Njëri nga katër të shpëtuarit, me origjinë nga Bregu i Bregut të Fildishtë, ka vdekur gjatë natës, ndërsa tre të tjerët ndodhen në spital, transmetuan mediat  perëndimore.

Exit mobile version