Agjencia për media për të dytën herë do të hetojë nëse Boki 13 është pronar i fshehtë i televizionit të babait të tij

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAAV) në seancën e djeshme hapi procedurë kundër Bojan Jovanovski – Boki 13 për të përcaktuar nëse është aksionar i fshehur në kompaninë që e ka në pronësi televizionin “1TB”. Pronari i “1TV” është kompania “BJM Media Group”, në pronësi të Mile Jovanovski, babai i Boki 13, transmeton Sdk.mk.

“Personi Bojan Jovanovski në periudhën e kaluar në mediumin e tij, por edhe në media tjera publikisht deklaron se është pronar i televizionit 1 TV, që është në kundërshtim me të dhënat të cilat i ka në dispozicion Agjencia për mediat, në kundërshtim me nenin 34 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në të cilin nuk lejohet asnjë partneritet i fshehtë ose pronar sekret i fshehur”, tha drejtori i ASHMAAV Zoran Trajçevski në seancën e sotme.

Sipas Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, transmetues (radiodifuzer) nuk mund të ketë një partner të fshehtë ose partner i fshehtë nuk mund të merr pjesë në depozitë monetare ose jo-monetare në ndonjë transmetues.

Brenda 15 ditësh Bojan Jovanovski do të duhet të paraqesë deklaratë me shkrim të noterizuar në ASHMAAV se ai nuk është pronar i “1TV”.

Për të njëjtat arsye, më 25 janar, ASHMAAV në rend të ditës kishte një propozim për të përcaktuar nëse Boki 13 është pronar i fshehtë e “1TV”, por propozimi në atë rast nuk ishte pranuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button