Site icon PORTALB

Wimbledon, u eliminua kampionia në fuqi Kerber

Angelique Kerber. Foto: Reuters

Angelique Kerber. Foto: Reuters

Kampionia në fuqi Angelique Kerber është eliminuar në rrethin e dytë të turneut Grand Slam të tenisit Wimbledon.

Kerber të enjten është mposhtur nga tenistja e 95-të në botë, amerikanja Lauren Davis me 2:1 në sete (2:6, 6:2 dhe 6:1), transmeton Koha Ditore.

Gjermanja ndonëse fitoi setin e parë, u mposht bindshëm në dy setet tjera. Kerber vitin e kaluar kishte fituar Wimbledonin, duke triumfuar në finale ndaj amerikanes Serena Williams.

Për Kerberin është eliminimi më i hershëm që nga viti 2013. Kjo humbje nënkupton se ajo do të dal nga “Top 10” e renditjes së re botërore.

Exit mobile version