Disa onlajn media greke, por dhe mediumi serioz “To Vima” kanë dalë me informacion manipulues që ka të bëjë me udhëtimin e njëkohshëm të kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadorit amerikan në Athinë, Xhefri Pjat, në Halkidiki, duke i sugjeruar publikut grek se ka pasur “takim sekret” të të dy zyrtarëve gjatë fundjavës së kaluar, transmeton META.mk.
Duke u referuar në “burime të paidentifikuara të besueshme” Informacionin së pari e publikoi “Halkidiki fokus“ më 30 qershor, duke thënë se “Zoran Zaev me sigurim shumë të matur kishte arritur të shtunën pasdite, në shtëpizën e në Kasandra”. Më tej në atë tekst thuhet se “një ditë më para në krahun Sitonija të gadishullit ka arritur ambasadori i SHBA-së në Athinë. Me titullin “Zaev dhe Pjat gjatë fundjavës në Halkidiki”, sajti praktikisht sugjeron se ka pasur takim mes tyre, edhe pse nuk e përdorin fjalën takim.
Lajmin të nesërmen e ka ndërmarrë “To Vima”, edhe atë me titullin “Zaev dhe Pjat në fshehtësi maksimale në Halkidiki”, e pastaj edhe media tjera greke onlajn, disa prej të cilave, siç është “In.gr.” shkojnë deri atje që e vënë titullin “Zaev dhe Pini, së bashku”.
Lajmi u mohua nga Ambasada e SHBA-së në Greqi, ne cila në tuiter profilin e saj ka publikuar “Nuk është e vërtetë”, duke e vënë linkun e informacionit të gazetës “To Vima”.
Pak më vonë, kur u pyet për atë status, “Çka nuk është e vërteta”, u përfshi vetë ambasadori Pjat, i cili shpjegoi se ishte e vërtetë se kishte qenë në Halkidiki, por që nuk është e vërtetë se ishte takuar me “Presidentin Zaev”. Më tej sqaroi se kishte qenë për vizitë turistike dhe se e kishte shijuar gadishullin e bukur dhe shpresonte që “njëlloj si ai është kënaqur edhe Zaevi, nëse ishte e vërtetë se edhe ai kishte qenë atje në atë kohë.”
Lajmi, i cili është një manipulim i realizuar duke kombinuar kryesisht të titujve, në PMV nuk u publikua, por në portalin Republika u publikua mohimi i amerikanëve. Sot, këtë manipulim, e shqyrtoi edhe shërbimi grek për verifikim të fakteve “Dezinformimet në Greqi“.