Javën e ardhshme do të vendoset për fatin e deponisë së Shutkës

Javën e ardhshme do të vendoset për fatin e deponisë ndërmjet Shuto Orizares (Shutkës) dhe Vizbegut, në takimin që do të realizohet ndërmjet Inspektoratit Komunal të Shutkës (IKSH) dhe Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Javën e ardhshme kemi caktuar takim dhe do të vendoset se çfarë do të bëhet. Takimi do të realizohet ndërmjet nesh dhe Inspektoratit të Qytetit të Shkupit. Duhet të definohen hapat, por do të shohim javën e ardhshme se çfarë vendime do të sjellim”, thanë nga IKSH-ja.

Komuna e Shuto Orizares dhe Qyteti i Shkupit janë të obliguara nga Këshilli Inspektues për t’i koordinuar aktivitetet për pastrim të deponisë.

Ky detyrim nga Këshilli Inspektues vjen pasi që Inspektorati Shtetëror i Ambientit Jetësor, Inspektorati Komunal i Shutkës dhe Inspektorati i Qytetit të Shkupit realizuan inspektim më 10 qershor të 2019-s.

Pas realizimit të kontrollit inspektues, Inspektorati Shtetëror ka përpiluar proces verbal i cili thotë: “Lokacioni nuk i plotëson kushtet minimale që të shfrytëzohet si stacion i ngarkim shkarkimit. Vetë lokacioni është afër rrugës, dhe mbetjet janë hedhur afër rrugës që dërgon në drejtim të Kishës dhe është në territor privat. Leje për stacionin e ngarkim – shkarkimit Komuna e Shuto Orizares nuk posedon dhe nuk ka menaxhuar me lokacionin, dhe gjithashtu nuk e ka kryer obligimin grumbullim – transportim – hedhje të mbetjeve. Është vërtetuar se kompetencë për zgjidhjen e këtij problemi është e pushtetit lokal, respektivisht e Komunës Shuto Orizares”.

Se duhet të pastrohet deponia dhe të zhvendoset në Drislla, është zgjidhja urgjente, sepse përveç se ajo është djegur në vazhdimësi, dhe ka marrë përmasa edhe më të mëdha, raporti i ISHP-së tregoi se ai mund të jetë edhe burim kontaminimi i ujit, sepse gjendet afër rezervuarit të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. Qytetarët më 24 maj 2019 i dërguan edhe letër kryeministrit Zoran Zaev, ku duke bashkëngjitur të gjitha materialet e dokumentuara nga aktivitetet që i kanë ndërmarrë gjatë këtyre 4 muajsh përpjekje, ata kërkuan përgjegjësi për të mospastrim të deponisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button