Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, paralajmëroi hapjen e disa pikave shitëse në veri të Kosovës, pas vendimit të afaristëve të atjeshëm për mbylljen e dyqaneve, përfshirë ato ushqimore, barnatoret, furrat e bukës e të tjera, njofton REL.
“Qeveria e Kosovës mbron qytetarët në veri, duke hapur pikat shitëse në bashkëpunim me bizneset kosovare”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Sipas tij, “kriza humanitare në veri” është një inskenim i autoriteteve të atjeshme dhe Beogradit.