Site icon PORTALB

Ministri indian, deklarata fyese ndaj femrave

Këto komente kanë ngjallur reagimet e forta të shoqatave të femrave, të cilat i kanë konsideruar si fraza krejtësisht të papërshtatshme

Këto komente kanë ngjallur reagimet e forta të shoqatave të femrave, të cilat i kanë konsideruar si fraza krejtësisht të papërshtatshme

Ministri indian i qymyrgurit, Sriprakash Jaiswal, u shpreh në një mbrëmje poetike të gjuhës Hindu në lidhje me fitoren e Indisë ndaj Pakistanit në kriket se “fitorja e re ka rëndësinë e saj sepse kur koha kalon fitoret vjetërohen ashtu si edhe gratë të cilat e humbasin sharmin e tyre kur plaken”. 

Këto komente kanë ngjallur reagimet e forta të shoqatave të femrave, të cilat i kanë konsideruar si fraza krejtësisht të papërshtatshme.

“Më kanë cituar jashtë kontekstit në një moment kur po bëja shaka. Nuk kam dashur të ofendoj gjininë femërore”, ka bërë të ditur në një komunikatë ministri.

“U kërkoj të falur të gjithëve nëse janë prekur nga komentet e mia”, shtoi Jaiswal./portalb/

Exit mobile version