Site icon PORTALB

Dy supersfida sonte në Copa Amerika

Copa America

Brazili pas fitores kundër Paraguait, siguroi vendin për në gjysmëfinale, njofton Portalb.mk. Sonte do të dihen edhe dy gjysmëfinalistët tjerë.

Në ora 21:00, Kombëtarja e Argjentinës e udhëhequr nga Lionil Mesi do të përballet kundër ekipit të Venezuelës. Venezuela shpreson në rezultat pozitiv, duke u bazuar në rezultatet e dobëta të Argjentinës në ndeshjet e grupit.

Çerekfinalja tjetër, Kolumbia-Kili që  do të luhet në mesnatë, në ora 01:00, pritet të jetë një supersfida. Të dy ekipet në dispozicion kanë shumë futbollist të mirë, prandaj pritet një ndeshje atraktive.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen me 3 dhe 4 korrik, ndërsa finalja do të luhet me 7 korrik. Përndryshe, në Copa America “Brazil 2019” do të luhet edhe për vendin e tretë, më 6 korrik.

Exit mobile version