Prisni shi të rrëmbyeshëm dhe erë
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli. Rreth mesditës dhe pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave e cila do të shoqërohet me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe me përforcimin e erës.
Gjatë ditës do të fryejë erë e dobët mesatare nga drejtimi perëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej gjashtë deri në 14, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 30 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperatura të mëngjesit prej 14 deri deri në 27 gradë.
Më pas, deri në fund të javës do të mbizotërojë kryesisht mot stabil dhe i thatë. /portalb/