Site icon PORTALB

Dimitrov-Zaharieva: Do ta zbatojmë Marrëveshjen për miqësi

Maqedoni-Bullgari

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov është takuar me homologen e tij bullgare, Ekaterina Zaharieva, transmeton Alsat-M.tv.

“Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe, janë konfirmuar përpjekjet nga të dyja palët për zbatimin e Marrëveshjes për miqësi. Është biseduar edhe për bashkëpunimin e ardhshëm të rëndësishëm në suazat e Procesit të Berlinit”, theksuan nga MPJ

Dimitrov merr pjesë në Këshillin e ministrave të Organizatës për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi, ku Maqedonia e Veriut mori ftesë të bëhet anëtarja e 13-të e barabartë, me të cilën udhëheq pikërisht Zaharieva.

Exit mobile version