Site icon PORTALB

Arrestohet lideri i opozitës sllovene

I biri i tij, biznesmeni, Jure Jankoviç

I biri i tij, biznesmeni, Jure Jankoviç

Policia ka bërë të ditur se lideri i opozitës së Sllovenisë, që njëherësh është edhe kryetar i Lubjanës, është arrestuar në një hetim të një rasti mbi korrupsionin.

Policia ka bastisur shtëpinë e Zoran Jankovicit dhe zyrën e tij në kryeqytet të enjten, njofton agjencia e lajmeve AP.

I biri i tij, biznesmeni, Jure Jankoviç, gjithashtu është arrestuar.

Byroja Kombëtare për Hetimin tha se policia ka bastisur 23 shtëpi në Slloveni në lidhje me një rast të korrupsionit. Zyra nuk dha hollësi të tjera.

Jankovic dhe koalicioni i qendrës së tij të majtë Sllovenia Pozitive, ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare në dhjetorin e kaluar, por ai dështoi të formojë qeverinë dhe koalicion i qendrës së djathtë mori pushtetin.  /portalb/

Exit mobile version