Site icon PORTALB

Protesta para parlamentit: Qeveria varros të gjallët! (FOTO)

Punëtorët e falimentuar

Punëtorët e falimentuar

Punëtorët e falimentuar dhe ata të cilët janë shpallur tepricë teknologjike me status të pazgjidhur janë duke protestuar para Parlamentit të Maqedonisë. Protesta është në organizimin e Unionit të punëtorëve të falimentuar (UNIT) dhe kërkojnë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski si dhe propozim konkret për zgjidhjen e problemit të tyre, gjegjësisht ligj në të cilin do të përfshihen ato.

“Ky ligj patjetër të miratohet, nëse nuk miratohet nuk japim përgjegjësi për veprat tona të mëtejshme. Nuk mundet përmendoret të jenë më të vlefshme se populli. Këtë që e bën kjo qeveri është çmenduri, të vdekurve u bën përmendore ndërsa të gjallit i varros” tha kryetarja e Shoqatës UNIT nga Kumanova, Liljana Georgievska.

Nëse protesta nuk ka sukses, siç thanë, do të ngritin nismë për mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve, respektivisht për shpallje të referendumit, me të cilin konsiderojnë se do të merrnin mbështetje nga të gjithë qytetarët.

Sipas UNIT, kategoria e të falimentuarve, të papunësuar me mbi 25 vjet stazh pune dhe tepricë teknologjike numëron mbi 37.000 persona dhe për ata brenda muajit vendi do të ndante nga rreth tre milionë euro apo brenda vitit pothuajse 40 milionë euro.

Të falimentuarit që nuk janë përfshirë me Ligjin për sigurim material të të papunëve me mbi 25 vjet stazh pune, i cili u miratua më 14 korrik të vitit të kaluar. Me të janë përfshirë persona, të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës në bazë të falimentimit, likudimit apo tepricës teknologjike në periudhë prej vitit 2000 deri në vitin 2004 në ndërmarrjet me pronësi dominante të shtetit./Portalb

Exit mobile version