Sot rreth orës 11, nga ndërtesa ku gjenden zyrat e avokatit të popullit Ixhet Memeti, dikush me telefon kishte lajmëruar shërbimin e zjarrfikësve se në këtë ndërtesë ka zjarr. Tre ekipe të zjarrfikësve u gjendën në terren por konstatuan se bëhej fjalë për alarm të rrejshëm sepse zjarr nuk kishte askund.
Njëri nga zjarrfikësve i sqaroi Portalb se dikush i kishte gënjyer dhe se rastin do ta paraqesë në polici./Portalb