Site icon PORTALB

Stephanie Grisham do të jetë Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë

Stephanie Grisham

Stephanie Grisham

Stephanie Grisham do të jetë Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, njofton REL.

Ajo do të zëvëndësojë në këtë detyrë Sarah Sanders, e cila dha dorëheqje para disa ditësh.

Grisham ka qenë pjesë e stafit të Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melanie Trump.

Lajmin për emërimin e Grisham si Sekretare të Shtypit e bëri Zonja e Parë Melanie Trump, përmes një postimi në Twitter.

“Nuk mund të mendoj për një person më të mirë për t’i shërbyer administratës dhe vendit tonë”, shkroi Trump.

Exit mobile version