Anxhela Peristeri është padyshim një ndër vokalet më mirë dhe më të suksesshme në vendin tonë. Megjithatë, rruga deri te “fama” që ajo ka sot, nuk ka qenë aq e lehtë, transmeton KlanKosova.
Këngëtarja ka rrëfyer se në vitet 2000 i ka bërë të gjitha tentativat për të qenë pjesë e televizionit, duke zbuluar se madje “prova” e saj e parë ka qenë si spikere lajmesh.
“Meqë ekonomia nuk ishte e duhura dhe s’mund të hyja menjëherë në fushën e këngës, provova njëherë veten tek lajmet, pastaj shkova tek Miss-i dhe në emisione të tjera si prezantuese. Si përfundim nuk e fitova audicionin”- ka treguar këngëtarja me sinqeritet.
Anxhela ka treguar gjithashtu se në fillimet e karrierës së saj, këngët që ajo këndonte në festivalet e fëmijëve i dedikoheshin Zotit dhe që nga ajo kohë nuk i janë ndarë asnjëherë çmimet e para.