Dorëheqja e Atanasovit i hap dilemat: Ku janë reformat në arsim?

Dorëheqja e zëvendësministrit për arsim dhe shkencë Petar Atanasov, ka hapur shumë çështje për analizë – përse kanë ngecur reformat në arsim dhe përse nuk janë zbatuar në praktikë shumë gjëra që priteshin dhe që janë premtuar në periudhën e kaluar?

Atanasov thotë se prioritetet kryesore në arsim për cilësi më të lartë nuk janë plotësuar dhe se nëse vazhdon ky ritëm, arsimi do të reformohet vetëm pas 10 deri në 15 vjet. Ai angazhohej për digjitalizim të mësimdhënies, diçka që u refuzua si opsion nga Qeveria, përkatësisht nga ministri Arbër Ademi, raporton META.mk.

Për arsyet për të cilat arsimi është duke u fundosur, përse reforma po ngecin në vend dhe pse s’po realizohen gjëra thelbësore për të zgjidhur problemet, biseduam me disa njohës të mirë të rrethanave në këtë resor, i cili është shtylla kryesore e vendit.

“Ministria e arsimit dhe shkencës është ministri që jep rezultate pas disa vitesh. Është një nga institucionet më të vështira dhe më komplekse sepse ka shumë grupe të synuara, kategori të ndryshme sociale të qytetarëve dhe sfera të ndryshme. Nuk është ministri që arrin rezultate menjëherë. Çdo reformë, madje edhe ajo për digjitalizimin e mësimdhënies, duhet të bëhet për të përmirësuar sistemin e jo të jetë vetëm një masë marketingu. Duhet të ketë vizion dhe strategji për të përcjellë nevojat e tregut të punës në mënyrë që arsimi t’u përshtatet atyre nevojave, ndërsa për të arritur këtë është thelbësore që t’i rreken punës ata të cilët e udhëheqin arsimin. Mendoj se në vitet e fundit zbatimi i ligjeve ka qenë i pamjaftueshëm, diçka që duhet ndryshuar. Duhet të përcillen tendencat në shoqëri, sepse kjo është kohë dinamike, e cila kërkon shkathtësi dhe zhdërvjellësi dhe zgjidhje konkrete – tha ish ministri i arsimit dhe shkencës Sulejman Rushiti.

Prof. d-r. Kirill Barbareev, prorektor i Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip dhe profesor në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, mendon që lajmi më i keq është se politikanët mund të humbasin zgjedhjet në çështje që kanë të bëjnë me arsimin, por nuk mund t’i fitojnë zgjedhjet për shkak të arsimit, sepse rezultatet do të shihen shumë më gjatë se qeverisja mesatare e tyre dhe pikëpamja e tyre nga perspektiva e bretkosave.

“I gjithë thelbi i reformave arsimore qëndron këtu. Politika e di se zgjedhjet nuk fitohen nga arsimi. Prandaj, në përvojat e shumë vendeve, njerëzit që i kanë udhëhequr reformat, profesionistët, mësimdhënësit, kanë ardhur në përfundim se politika është në të vërtetë një pengesë për ngritjen e një sistemi më të mirë arsimor. Sa i përket digjitalizimit, si nuk mund të ekzistojë në këto kushte. Nuk është bërë asnjë strategji për të. Digjitalizim do të thotë që duhet të reformohet struktura e klasës, duhet të dihet se cilat programe do të reformohen. Për digjitalizim nevojitet një koncept i tërë. Për atë nevojiten ekipet ndërdisiplinore nga më shumë fusha që do të punonin në atë problematikë. Tek në instalohet digjitalizimi, ndërsa s’ka rrjet në shkollë. Nuk mund që një kabinet me pajisje kompjuterike të ketë një formë në Shkup e tjetër në ndonjë shkollë në mal. Kushtet duhet për punë duhet të jenë të barabarta për të gjithë nxënësit. Të mos i përmendi trajnimet e mësimdhënësve, ku gjithashtu ka problem” thotë Barbareev.

Pas dorëheqjes së sotme të Atanasov, nga qeveria deklaruan për “Meta” se në periudhën në vijim do të veprojnë sipas ligjit.

“Qeveria e ka pranuar informacion për dorëheqjen e paralajmëruar të zëvendësministrit Petar Atanasov dhe në periudhën në vijim do të veprojë në përputhje me procedurat ligjore nëpërmjet ekzekutiv dhe pushtetit legjislativ”, thonë nga Qeveria.

Përndryshe, pas dorëheqjes së sotme të Atanasovit, ka reaguar edhe partia opozitare VMRO-DPMNE dhe e kanë përshëndetur vendimin e tij për t’u larguar nga, siç thonë ata, anija që po fundoset.

Atanasov bëri hap të guximshëm dhe nuk i tha jo qeverisë joefektive dhe kriminale, e cila harxhoi më shumë se dy vjet nga jeta e qytetarëve dhe nuk bëri një projekt të vetëm. Atanasov ndryshe nga kompetentët tjerë në ministrinë e arsimit dhe shkencës e ka pranuar përgjegjësinë për dështimin e LSDM-së, për dallim nga Renata Deskoska a cila pa turp e ndërroi ministritë, Atanasov pranoi se LSDM nuk ka kredibilitet, sepse nuk ka bërë asgjë”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Tani, zëvendësministri Petar Atanasov, menjëherë pas marrjes së detyrës më pak se një vit më parë, njoftoi se projekti “Kompjuter për çdo fëmijë” do të ketë trashëgimtar dhe se domosdo duhet të ndodhë. Ai u angazhuar për digjitalizim të mësimdhënies, diçka që nënkupton sigurimin e më shumë burimeve, pajisjen e shkollave dhe të mundësohen mjete ndihmëse që fëmijët të mësojnë nga mjete ndihmëse bashkëkohore. Por më vonë, Ademi tha se nuk kishte kompjuterë në klasë, edhe pse ai e dinte se ato duhen.

Atanasov ka paralajmëruar se MASH është një institucion joefikas, i mbushur me shumë shefa e pa punonjës në departamentet ku ka më së shumti punë. Ai deklaronte se ministria po përdor një pjesë shumë të vogël të kapaciteteve të saj dhe se ka pozita shumë të larta që janë mbushura, ndërsa në departamentet e rëndësishme ku ka më shumë punë pozitat janë të zbrazëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button