Site icon PORTALB

Gjermani, u përplasën dy avionë evropianë

Rrëzimi i avionit. Foto: REL

Rrëzimi i avionit. Foto: REL

Dy avionë luftarakë evropianë u rrëzuan në Mecklenburg Vorpommern të Gjermanisë pas një përplasjeje në ajër, raporton Anadolu Agency.

Një pilot u shpëtua i gjallë, ndërsa një tjetër mbetet i zhdukur përderisa përpjekjet e kërkimit vazhdojnë.

Përplasja po ashtu u konfirmua nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, e cila bëri të ditur se incidenti ndodhi mbi qytetin Malchow me avionët që ranë në tokat pyjore.

Piloti i një avioni të tretë, i cili ishte dëshmitar i përplasjes, pa dy pilotët të cilët u hodhën me parashutë.

Exit mobile version