Në 30 shtator mbush 48 vjeç por nuk do festojë. Monica Belluçi ama duket më sensuale se kurrë ku për revistën “A” tregon sekretin e raportit të dashurisë që zgjat prej 13 vjetësh me Vincent Cassell.
“Asnjëri prej nesh nuk ka nevojë për tjetrin në sensin praktik, e kuptojmë këtë kur jemi bashkë. Mendoj se dy njerëz qëndrojnë bashkë kur nuk e zgjedhin njeri tjetrin, Vincent dhe unë jemi tërësisht dy persona të pavarur, praktikisht pa thënë asgjë ne e zgjedhim njeri tjetrin çdo ditë. Më ka bërë për vete me atë që vazhdon të na mbajë të bashkuar, pavarësia në çift”, tregon Belluçi.
Por ajo shton me bindje se e di që Vincent nuk bën dot pa të dhe as ajo pa Vincent, por se në të njëjtën kohë nuk është kështu.
Sipas saj nëse e nis një histori me program nuk do funksionojë. E pyetur lidhur me ditëlindjen që pritet të festojë në fund të muajit, Monica shpjegon se nuk i kanë interesuar asnjëherë ditëlindjet, as kur ishte e vogël.
“I quaj si një mërzi vdekjeprurëse, por më pëlqen që të organizoj festa për vajzat e mia, pasi më intereson që ato kënaqen, kështu që festa ime është dita e ditëlindjes së tyre”, shprehet aktorja 48 vjeçare./Portalb