PYKA: Maqedonasit përziejnë fenë dhe shtetin

Maqedonia është shtet i cili nuk mund ta bëj dallimin e fesë dhe rolit të saj në shoqëri, ky ishte konstatimi i debatit me temë Shteti dhe religjioni: Ku është fundi i gjërave të pafundme?, të cilin e organizoi Koalicioni joformal i shoqatave joqeveritare PYKA.

Biljana Vankovska, profesoreshë universitare tha se mënyra me të cilën filloi viti akademik me meshë fetare, ishte shembull shumë i keq për studentët që nuk i përkasin fesë dominante në vend.

“Rektorati i Universitetit Shën Kirli dhe Metodi(UKIM) në Shkup, bëri gabime në hapa të saja, si dhe mënyrë simbolike ndërsa njëkohësisht e shkeli edhe statusin e vetë të UKIM-it në nenin 13 i cili në mënyre eksplicitë thotë se aktivitete politike, partiake dhe fetare nuk janë të lejuara në Universitet e as. Universiteti është vend që duhet të jetë shembull i inkluzivitetit. Me mënyrën me të cilën filloi ky vit akademik, më duket se iu dhamë një porosi shumë të keqe gjithë studentëve tanë, të cilët nuk janë fetarë, janë besimtarë të feve të tjera…Ajo që ishte unikate për fillimin e këtij viti akademik ishte kjo, se kishim hapje të vitit akademik “ tha Vankovska.

Aleksandar Spasenovski, arsyeton përzierjen e fesë në shtet, edhe sidomos rastin konkret duke u bazuar siç tha në praktikat e shteteve evropiane dhe skandinave. 

“Mendoj se puna më e arsyeshme apo më e mençur kushtimisht thënë është të gjendet një balancë midis të standardeve evropiane, mes përfaqësuesve të konfesionit dominant në shtet dhe sigurisht duke mbajtur llogari edhe për përkatësitë tjera fetare që jetojnë në shtet më konkretisht konfesionit  Islam” tha Spasenovski.

Ramadan Ramadani, nga PYKA u shpreh se ajo që është me rëndësi të thuhet është se debati mbi sekularitetin në Maqedoni mbahet në dy nivele dhe ajo dallon nga ai shqiptar dhe maqedonas.

“Politika shqiptare edhe këtu në Maqedoni si kudo tjetër edhe prej historisë dhe zanafillës së saj është në esencë sekulare dhe kjo vjen nga pozita e shqiptarëve si popull i cili në mënyrë dominante i takon tre religjioneve. Kurse dhe debati tek shqiptarët gjithmonë bëhet për rolin, pozitën, funksionin, prezencën dhe kufijtë e religjionit dhe fesë në jetën publike. Do të thotë faza e parë mos përzierja e shtetit dhe fesë tek shqiptarët veç me merret si e apsolvuar kurse kjo nuk ndodh tek maqedonasit dhe para se gjithash dhe kjo nuk ndodh për shkakun e perceptimit të shtetit që ka ndërlidhje me krishterimin ortodoks më shumë se feja e cila është feja më shumë se ajo islame. Feja e krishterimit ortodoks ka një percepcion pak më nacional dhe kombëtarë dhe modeli i shtetit tanë kë lidhje më shumë me këtë, dhe kjo ka lidhje më shumë me kombin, sesa fetë universale Islami dhe Katolicizmi të cilat janë më universale. Ashtu që gjithë definicionet po edhe debatet në Maqedoni bëhen në këto dy nivele dhe si shumë çka në shoqërinë e Maqedonisë behët në frekuenca të veçanta dhe ndaras që është një handikap për gjetjen sa më të shpejtë të modelit të sekularitetit të cilin do mund ta aplikonte dhe zbatonte shteti jonë” tha Ramadani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button