Kryeministri Zoran Zaev i bëri me dije ministrat e ri të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sot nga Vallandova.
Ai tha se vetë do të udhëheqë Ministrinë e Financave.
Ministër i Buqësisë: Trajan Dimkovski.
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale: Goran Milevski.
Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor: Naser Nuredini.
Ministër për sistem politik: Sadulla Duraku.
Ministër i kulturës: Hysni Ismaili.
Janë shkarkuar Hazbi Lika dhe Zoran Shapuriq.
Pritet që Zoran Zaev sot në parlament do të propozojë emrat e ministrave, propozim i cili pritet të miratohet javën e ardhshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Pas rikonstruktimit të qeverisë, kryeministri Zaev njoftoi që do të vazhdojë me ndryshime edhe në nivelin e dytë dhe tretë qeverisës, duke përfshirë drejtorët dhe anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrësit në ndërmarrjet publike.
Në lidhje me ndryshimet që do të bëhen brenda në LSDM, Zaev informoi që kanë ngelur për tu caktuar edhe nënkryetarët e partisë dhe 20 kryetarët e degëve komunale në parti. Zaev deklaroi se deri në fund të muajit, LSDM do t’i marrë vendimet për zgjedhjen e nënkryetarëve në parti dhe një pjese të vogël të kryetarëve të degëve komunale.
LEXO: Zaev: Ndryshimet në qeveri dhe në parti do të ndodhin në fillim të qershorit
LEXO: Zaev: Në fillim të qershorit do të pasojnë ndryshimet në kabinetin qeveritar