Shteti nuk arrin të gjej vrasësit e Muhamedali Jasharit!

Të akuzuarit për vrasjen e maturantit nga Kondova Muhamedali Jashari as sot nuk u paraqitën në gjykatë. Kjo është hera e tetë kur séance gjyqësore prolongohet për një datë tjetër, dhe fajtorët mbeten në arrati, pa e marrë dënimin e merituar. Seanca e rradhës është caktuar për 19 nëntor, thotë i ati i viktimës, Xhevair Jashari.

“Sot në gjykatë u paraqiten edhe tre dëshmitarë të ri, një vajzë dhe dy djem të cilët floën për rastin. Nuk u soll ndonjë vendim se edhe i akuzuari i parë por edhe i dyti nuk ishin në sallë, ata ende janë në ikje, data e rradhës për të dalë në gjyq u caktua me të 19 muajin e ardhshëm” tha Jashari.

Për vrasjen e Muhamedali Jasharit, duhet të përgjigjen Petar Manevski(18) për akuzën shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, derisa 19 vjeçari Stefan Gelov dhe i mituri D.T do të përgjigjen për rrezikim me armë gjatë rrahjes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button