Del Boske sheh Guardiolën si trajner të Spanjës
Vicente Del Boske mendon se Pep Guardiola do të ishte perfekt për të marrë postin e trajnerit të kombëtares spanjolle pas largimit të tij.
Tekniku aktual i Spanjës, fitues i Botërorit 2010 dhe Euro 2012, ka vlerësuar shumë ish-trajnerin e Barcelonës që ka një të kaluar të ndritur edhe si futbollist me fanellën e kuqe të përfaqësueses.
“A mund të jetë Guardiola një zëvendësim i mirë? Ky do të jetë një vendim i federatës. Në Spanjë ka njerëz shumë të përgatitur, trajnerë të mirë që mund të jenë drejtues të kombëtares. Guardiola më duket alternativë e mirë, e respektoj, e vlerësoj personalisht dhe më duket një person serioz”. /portalb/