Site icon PORTALB

Juve dështon, por nuk humb

Juve dështon, por nuk humb

Juve dështon, por nuk humb

Fiorentina ka merituar më shumë se një barazim pa gola ndaj Juventusit në ndeshjen e parë të javës së pestë të zhvilluar në Artemio Franchi.
Juventusi e filloi takimin pa Vucinicin në lojë, një lojtar esencial i cili u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë, ndërsa ndeshja ka mundur të përfundojë leht dhe me humbje të Bianconerëve.

Pjesën e parë e dominoi në posedim dhe me raste shënimi Juventusi, në një lojë e cila ishte relativisht monotone e diktuar nga tifozeria e zjarrtë Viola, që ka rivalitet të madh me ata të Zonjës së Vjetër.Në pjesën e dytë Fiorentina motivohet më shumë dhe e sulmon Juventusin, përkundër ndryshimeve të bëra në lojë nga trajneri Carrera, i cili largoi Pirlon dhe humbi shumë në mesfushë.

Fiorentina tentoi ta fitonte takimin e shtyrë nga tifozët, por nuk arriti ta bëjë këtë dhe ndeshja mbaroi me rezultat 0-0.

Juventusi përkundër barazimit do të mbajë edhe këtë javë kreun tabelës me 13 pikë pas pesë ndeshjesh. Juve edhe pas 43 ndeshjeve vazhdon të jetë pa humbje në Serie A./Portalb

Exit mobile version