Siri, Damasku tronditet nga dy shpërthime
Dy shpërthime të mëdha kanë tronditur zemrën e kryeqytetit sirian, Damask. Shpërthimet kanë ndodhur pak para orës 07:00 (04:00 me orën shqiptare) në një zonë ku gjenden godinat qeveritare, pranë shtabit ushtarak.
Sipas BBC, një re tymi është ngritur mbi godinat e sulmuara, ndërsa televizioni shtetëror sirian flet për një sulm terrorist.
Vendi ku kanë ndodhur shpërthimet është sheshi Ummayad, një nga qendrat kryesore të Damaskut.
Trafiku në këtë zonë është bllokuar përkohësisht.