Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të 140-të e ka miratuar informatën për raportin e GREKO-s për vlerësimin e Maqedonisë së Veriut – Rrethi i tretë me temë: “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i integritetit në pushtetit qendror (funksionet më të larta ekzekutive) dhe organet për zbatimin e ligjit”, dhe ka dhënë pajtueshmëri për publikimin e raportit, njofton Portalb.mk.
Në seancë, ashtu siç kumtojnë nga shërbimi qeveritar, Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Drejtësisë që ta informojë GREKO-n për pajtueshmërinë e saj për publikimin e raportit të GREKO-s për vlerësimin e Maqedonisë së Veriut – Rrethi i pestë. Qeveria e ka obliguar Ministrinë që raportin ta publikojë në ueb-faqen e saj në përkthim në gjuhën maqedonase, në afat prej 7 ditëve.
Plotësisht, ashtu siç theksohet, Qeveria ka marrë obligim që të emërojë këshilltar për integritet i cili do të ketë obligim të kryejë udhëzim dhe këshillim të anëtarëve të Qeverisë dhe personave të emëruar nga Qeveria për zbatimin e rekomandimeve të këtij raporti.