Site icon PORTALB

Shpesh natën ëndërroj

Thenie

Shpesh natën ëndërroj se nuk mundem

Ta mbaj veten me atë që fitoj

Tryezat që i bëj

S’i duhen askujt. Tregtarët e peshqve flasin

Kinezisht.

Farefisnia ime më e afërt

Më shikon shtrembër.

Gruaja me të cilën kam fjetur shtatë vjet

Më përshëndet njerëzishëm në korridor

Dhe duke buzëqeshur

Largohet.

Shkroi: Bertold Breht
Përktheu: Xhabir Ahmeti

Exit mobile version