Site icon PORTALB

Uji i ndotur në Butel, rrezikohet shëndeti i konsumatorëve

Ademi: Problemi me ujin në Gostivar merr fund

Uji i ndotur gjatë gjithë ditës së sotme ka rrjedhur në rubinetet e Komunës Butel, njofton Alsat-M.tv.

Banorët e alarmuar nga uji i ndotur e kanë paraqitur rastin. Banorët thonë se ka pasur një ndërprerje të ujit të pijshëm sot prej orës 10:00 të mëngjesit deri në orën 13:00, më pas uji ka ardhur, por i turbullt dhe ka vazhduar gjatë gjithë pasdites. Ndërsa nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime nuk kanë njoftuar për ndonjë defekt apo punime në rrjet në këtë komunë.

Qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe shpjegime nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve për t’i vënë në dijeni në raste të tilla. Ata ankohen se përveç se nuk është i pijshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin e tyre, ata thonë se nuk mund ta përdorin as për larje dhe as për ndonjë punë tjetër.

Exit mobile version