Site icon PORTALB

Venezuelë, autobusi ka rënë në humnerë, 18 të vdekur

Së paku 18 persona e kanë humbur jetën në një aksident që ndodhi në Venezuelë, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti ndodhi në një kanjon në periferi të qytetit Rosario de Peri në veriperëndim të provincës Zulia.

Oficeri i policisë njoftoi se autobusi i pasagjerëve ra në humnerë pasi i plasi goma.

Autobusi ndaloi pasi godi një pemë duke parandaluar një tragjedi edhe më të madhe.

Një numër të lënduarish u shtruan në spital ndërsa hetimet rreth fatkeqësisë janë në vijim.

Exit mobile version